Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Astana të Kazakistanit, ku një grua 27-vjeçare ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i 15-të i një pallati. Gjatë rënies, ajo ka përfunduar mbi një karrocë fëmijësh ku ndodhej një fëmijë 2-vjeçar.

Si pasojë e përplasjes, kanë humbur jetën si 27-vjeçarja, ashtu edhe fëmija i vogël. Ngjarja është filmuar dhe pamjet janë shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkaktuar reagime dhe tronditje të forta.

Sipas raportimeve të mediave lokale, fëmija ndodhej në karrocë jashtë pallatit në momentin kur gruaja ra nga lartësia e madhe. Përplasja rezultoi fatale për të dy.

Policia dhe autoritetet kompetente në Kazakistan kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e tragjedisë dhe për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur para rënies.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb