TIRANË- Tom Doshi publikon videon e regjistruar me personin e porositur sipas tij për të kryer vrasjen e tij dhe të deputetit Mhill Fufi. Videoja e publikuar në faqen zyrtare të tij në Facebook, është vetëm një pjesë prej 8 minutash e videos totale për të cilën është folur më parë nga vetë Doshi.


Video me titra

Në video shfaqet Durim Bami duke folur dhe përmendur emra të shumtë si dhe shumëjn e parave për të cilën është folur edhe më parë, pra 500 mijë euro për vrasjen e Tom Doshit dhe 100 mijë për vrasjen e deputetit Mhill Fufit. Doshi shkruan se videoja tregon se kush na udhëheq dhe akuzon për manipulim të dëshmitarit.

“Po ju paraqes një video me të vërteta të frikshme për realitetin shqiptar. Një video që do tregojë kush na udhëheq dhe sa të sigurt e kemi jetën. Një video qe do nxjerr lakuriq deklaratat e deritanishme të shtetit. Prita deri sot reagimin e të gjithë institucioneve. I lejuam porositësit të vrasjes të tregonin edhe njëherë sa frikë kanë nga e vërteta. Manipuluan dëshmitarin, fshehën të vërtetën, akuzuan njerëz pa asnjë lidhje me vrasjen. Nxirreni vetë përfundimin se kush thotë të vërtetën”, shkruan Tom Doshi në Facebook.

BalkanWeb dhe News24 sjellin videon 37 minuteshe te regjistruar ne zyren e Doshit mes tij dhe ‘atentatorit’.


BalkanWeb dhe News24 zbardhin biseden ne videon e publikuar nga Tom Doshi 
Tom Doshi:…për ata do isha i vdekur, por dora e Zotit dhe ti që s’ke vepruar kaq.
Durim Bami: ..po më erdhi Toni, më bëri telefon dhe më tha..se po ta them si në fillim siç ka nis
Tom Doshi:…dua të jem i qetë me vete dhe me zotin, të dyja
Durim Bami: Ene më tha që do të bëjmë një punë me Tomën, kanë hedh lekë për punën e Tonms, për me e mbaru…
Doshi: Cfarë me e mbaru?
Bami: Për me e mbaru, me vra Tomën. A mund të gjejmë rob me e ba? …Ai përderisa erdhi, ne një fjalë e dinte që unë do mbaroja, a kupto..Kan hedh 500 mijë euro. Ke këto 500 mijë euro po deshe me m’lan gjë mua, më lër. Dhe po s’deshe me m’lan, s’ka problem, vetëm mbaro punë me atë.
Tom Doshi: Si do mbarohet puna? Kur e keni fillu këtë punë?
Bami: Ka katër muaj që ka filluar si punë, u bënë 5 muaj tashi
Doshi: Që në maj, janë ba 5 muj tashi
Bami:Nuk e mbaj mend fiks, maj ka qënë. Ata si fillim hodhën 200. E anullova unë. Kjo punë thashë unë s’bëhet për 200, ca je tu bo? Kjo punë asht cik e rëndësishme, nuk është e parëndësishme. Ata vranë Azem Hajdarin dhe ngelën të gjithë në burg. Doshi: Cfarë të tha kur i the këtë?
Bami:Tha s’a problem hic puna e tij thane, nuk ka për tu bërë hic zhurmë … se edhe porosia që ka ardh ne kemi mbrojtje na tha, nuk e kan porosit kundër Toms rob si ne, se ne s’mund ta mbrojmë-tha-ka dorë shteti këtu, tha. I thashë ta dimë të paktën kush na mbron. Më tha është Iliri në këtë mes, është tu e bë Ilir Meta, . kështu që ne kemi rrugën hap për cdo lloj gjëje ….Po mirë mirë në rregull, po problemi është që një gjë e vogël me na dalë ne morrëm fund krejt, a kupton?
Jo, jo më tha s’do ketë asnjë problem, ke për të parë ti po u bë sa mirë ka për me shku.
Doshi: Si vazhdoi puna, ti the se më keni ndjek, më keni rujt
Bami: Po, po të kena ndjek te “Sheratoni” te dy kullat, kena vu motorrin, te “Dy kullat, ngjit prapa, anash, pothuajse te dera mbrapa e makinës.
Doshi: Ti the se në qershor, në 21 qershor?
Bami: Po.. rreth 21 qershorit
Doshi: Si ishte puna e motorrit?
Bami: Prumë motorrin e lamë aty…
Doshi: Jo, jo jam kurioz si e organizut, ku e morrët tritolin, motorrin.
Bami: Motorrin e kam vjedh vetë, e morrëm në Paskuqan, një papaq i vogël nga ata që shesin pica. Prumë motorrin e lamë aty.
Doshi: Dhe si vazhduat atëhere e montuat… te servisi i “Tonit”?
Bami: E montuam te servisi i “Tonit”, e bëmë gati, ja dhamë një cuni të vogël për ta lënë te makina jote te dy Kullat.
Doshi: .. te Restorani? Te “Il gusto”?
Bami: Po…
Doshi: Po ti ku ishe këtë kohë?
(Bamit i bie telefoni dhe e shikon)
Bami: Unë isha në Makinë me Tonin,
Doshi: Po si, si funksionoi kjo punë?….lene njëherë telefonin poshtë, si funksiononte kjo puna e dinamitit?
Bami: Ajo që të kam dhënë. ajo është. Me C4..
Doshi: Telefonin kush e siguroi?, E ke gjet ti telefonin, se me the e ke marr në Shkodër?
Bami: Po, po në Shkodër, na ka dhënë lekë Toni
Doshi: E bletë në Shkodër? Ku e bletë?
Bami: Ja morrëm njanit, nuk e di, ka qënë brenda ai nuk e njoh.
Doshi: Si janë ato dy fijet si funksionojnë?
Bami: Ato dy fijet futen te telefoni, lidhen me dy fije kapsolli, futen te tritoli dhe ban masë kur i bie numrit
Doshi: Atë natë si ishte, ti po bëjshe xhiro, telefonin kush e kishte që do binte telefonit për me shpërthy?
Bami: Telefonin e kishte një djalë i vogël që po priste atë tjetrin.
Doshi: Cilin tjetër?
Bami: Atë që coi motorrin.
Doshi: Sa vetë ishit?
Bami: 5 vetë, ata të dy që cun motorrin, Toni, cuni i dajës së Tonit.
Doshi: Po ky cuni i dajës së Tonit, cfare roli kishte?
Bami: Që të të runte ty ku ishe…
Doshi: Por kur dola unë isha me kallabllëk? Isha me njerëz?
Bami: Ti ishe me shumë veta at, Toni tha “plase”ishit 7-vetë
Doshi: Si tha ai “plase”?
Bami: Po po plase, tha
Doshi: Po ti cfare i the?
Bami: Jo i thashë unë si ta plas, aty bahet nam me u vra dhjetë vetë.
Doshi: Po mbrapa cfarë më the për një deputet tjetër?
Bami: Për Mhillin….
Doshi: Po?….
Bami: Për Mhill Fufin…. edhe për atë tha është porosi e Ilirit
Doshi: Sipas Tonit, për mua cfarë kishte Iliri?
Bami: Sipas “Tonit” për punë të një video, asht ba një video me Ilirin, a nuk e di se se kam idenë fiks, por punë video më duket, donte me të vra ty sipas atij, a kupton?… po fiks nuk e kam fiksu se nuk më interesonte shumë kjo pjesë….por për punën e videos tha.
Doshi: Po ti i morre ndonjë lekë atij?
Bami: I mora 20 mijë euro
Doshi: Për cfarë i more ato lekë?
Bami: Po për me ecë…

Tom Doshi ka publikuar pas videos edhe 3 foto të prokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beci, i cili ndodhet në një restorant së bashku me Fatjon Skenderi i quajtur nga durim Bami ‘Toni’ dhe pronari i lokalit, “Viva”, Ylli Xhaxhollari. “Ky është organi i akuzës” shkruan Doshi pranë fotove të publikuara.

Eugen Beci ne lokal (2)

 

Dy ditë më parë Doshi deklaroi se ishte i gatshëm të vinte në dospozicion një video prej 37 minutash, ku rrëfehet me detaje historia e ndjekjes sime prej disa muajsh nga kriminelët e paguar nga Ilir Meta. “Le ta verifikojnë autenticitetin e videos dhe faktet tronditëse që pohohen aty”, deklaroi Doshi.

 

(d.b/m.k/BalkanWeb)