Punonjësit e Policisë së Shkodrës kanë  shpëtuar një 59-vjeçare që tentoi të mbytej në ujërat e lumit Buna

Rreth orës 09:30, në Sallën Operative është marrë njoftimi për ngjarjen dhe shërbimet e Patrullës së Përgjithshme kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Efektivët e Policisë kanë hyrë në ujë dhe kanë arritur të nxjerrin nga lumi shtetasen V. T., 59 vjeçe, në gjendje të rëndë, por me shenja jete.

Pas nxjerrjes nga uji, policët i kanë dhënë ndihmën e parë, ndërsa ajo është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb