Teksa lufta në Ukrainë ka hyrë në javën e saj të tretë, ka nisur raundi i katërt i bisedimeve mes Rusisë dhe Kievit zyrtar. Dmitro Kouleba, ministri i Jashtëm ukrainas po takohet sot në Antalia me ministrin e Jashtëm të Rusis, Lavrov, me ndërmjetësimin e homologut turk, Mevlut Çavusoglu.
Ky është takimi i parë i niveleve kaq të larta mes dy vendeve, që nga shpërthimi i luftës më 24 shkurt. Mësohet se dy ministrat do të diskutojnë në një takim me dyer të mbyllura për 90 minuta.
Sergei Lavrov u nis dje nga Rusia për në Turqi për të marrë pjesë në një forum që mbahet në një resort turistik për të takuar Kulebën.
?? Глава МЗС Дмитро Кулеба прибув до Анталії. Там заплановані переговори з міністром закордонних справ росії Лавровим. pic.twitter.com/SH2bcu1v6y
— Телеканал "Прямий" (@prm_ua) March 10, 2022
Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili ka rritur përpjekjet e ndërmjetësimit që nga shpërthimi i krizës, tha të mërkurën se Turqia “mund të bisedojë me Ukrainën dhe Rusinë”. “Ne po punojmë që kjo krizë të mos kthehet në tragjedi”, shtoi ai.
