Erion Veliaj, kryebashkiaku i shkarkuar i Tiranës, ka mbërritur në ambientet e Gjykatës Kushtetuese nën masa të rrepta sigurie dhe me pranga në duar.

Veliaj u transportua me një furgon policie nga paraburgimi i Durrësit drejt Tiranës dhe, sapo zbriti, përshëndeti me dorë gazetarët dhe operatorët që ndodheshin në vendngjarje.

Në momentin kur një prej gazetarëve e pyeti nëse “kryeministri Rama ka shkelur Kushtetutën”, ai nuk arriti të japë një përgjigje, pasi u shoqërua menjëherë nga efektivët e policisë brenda ambienteve të Gjykatës, ku do të zhvillohet seanca për shqyrtimin e ankimit të tij për shkarkimin nga detyra.

“Mbante pranga në duar. Pyetjes nëse Rama ka shkelur Kushtetutën nuk pati mundësi t’i përgjigjej; përshëndeti me dorë gazetarët përpara se të futej në Kushtetuese,” raportoi gazetarja Klodiana Lala.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb