Policia e Tiranës ditën e djeshme ka arrestuar një mjek të Spitalit të Traumës, pasi është kapur në flagrancë duke marrë ryshfet.

Mjeku anestezist Fitim Marku është shoqëruar pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për disa ditë me radhë nga qytetarët në spital.

Uniformat blu e kanë monitoriuar situatën e mjekut Marku pas denoncimeve nga pacientet për abuzim të detyrës nga ana e tij.

Në këtë mënyrë, policia ka futur në spital një pacient (agjent i infiltruar), i cili i ofroi mjekut shumën prej 20 mijë lekësh, të cilën ai nuk e ka refuzuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: