Temperaturat e ulëta kanë përfshirë vendin. Akset në Qafë Thorë, Vermosh, dhe në Theth janëë zbardhur në reshjet e dëborës.
Ndërsa strukturat operacionale janë angazhuar në terren. Gjithashtu në zonat me fluks të lartë lëvizjeje dhe në zonat ku ka prezencë dëbore dhe ngrice është shtuar patrullimi nga shërbimet e policisë rrugore.
Policia i bën apel drejtuesve të automjeteve të përdorin goma dimërore e zinxhirë. Në Qafë Thore trashësia e dëborës arrin rreth 15 cm dhe qarkullimi vijon pa probleme.
