Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë – Durrës pranë fshatit Marikaj.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, por nga pamjet e siguruara nga BalkanWeb dyshohet se në aksident janë përfshirë disa automjete, ndërsa njëri prej tyre është shkrumbuar nga flakët.

Nuk ka ende të dhëna nëse si pasojë e përplasjes ka apo jo persona të lënduar.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: