Një aksident i shumëfishtë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Fier-Lushnje, në afërsi të “Pushimit të shoferit”.

Disa mjete u përplasën mes tyre duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.  Ndër mjetet e përfshira në aksident ishte dhe një autobot që transportonte çimento, i cili sic shihet nga pamjet është përmbysur gjatë përplasjes.

Mësohet se të plagosur kanë mbetur 2 persona të cilët janë dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin e Lushnjës.

Policia e qarkullimit po devijon trafikun në një kalim rruge dytësore

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb