Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në aksin e vjetër Laç-Mamurras.

Mësohet se dy autovetura janë përplasur pranë fshatit Katund i Ri, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur 4 persona , 2 prej të cilëve janë dërguar në spitalin Ushtarak.

Sakaq  një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë , ndërsa dy të tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës, ku edhe po marrin trajtim mjekësor.

Sakaq grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: