Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Mësohet se një automjet me të cilin udhëtonin babai me dy djemtë e tij ka dalë nga rruga dhe për pasojë është kthyer përmbys.

Mësohet se nga aksidenti ka marrë dëmtime të lehta drejtuesi i automjetit që po lëvizte në drejtim të Lezhës. Sakaq policia po heton shkaqet e aksidentit.

Siç shihet edhe nga pamjet në vendin e ngjarjes ndodhet policia dhe ambulanca. Gjithashtu aksidenti ka shkaktuar edhe trafik të lëvizjes së automjeteve.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb