Një aksident është regjistruar në aksin rrugor Morinë–Kukës, ku një 43-vjeçare që udhëtonte nga Kosova drejt Shqipërisë me një automjet tip “Volkswagen Polo” me targa shqiptare, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen.

Sipas të dhënave paraprake, shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta.

Ambulanca e Spitalit Rajonal të Kukësit mbërriti menjëherë në vendngjarje, ku i dha ndihmën e parë dhe më pas e transportoi 43-vjeçaren në spital për kontrolle të mëtejshme mjekësore.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: