Një aksident ka ndodhur gjatë natës në zonën e Astirit në Tiranë.
BalkanWeb ka siguruar pamje nga aksidenti, ku shihet se një automjet është përmbysur në rrugë dhe më pas është përfshirë nga flakët.
Dy makina pasi janë fërkuar me njëra tjetrën, ka bërë që njëra prej tyre të dalë nga rruga, të përplaset me bordurën dhe për pasojë është përmbysur.
Fatmirësisht nuk ka viktima. Shkak i aksidentit dyshohet shpejtësia tej normave të lejuara në zonat urbane.
