Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, konkretisht në autostradën Tiranë-Durrës, ku janë përplasur dy automjete.Raportohet se njëra nga automjetet është Mercedes Benz. Siç raporton faqja “Harta Dixhitale e Aksidenteve Rrugore”, e cila ka publikuar edhe pamjet, nga përplasja një nga automjetet është kthyer përmbys.

Kjo ka vështirësuar së tepërmi qarkullimin e automjeteve, duke sjellë trafik të rënduar. Megjithatë fatmirësisht nuk ka raportime për viktima apo të lënduar. Burime nga policia pohojnë për “BalkanWeb” se dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe mosrespektimi i distancës së sigurisë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë efektivët e policisë rrugore të cilët kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet.

 

Në linkun më poshtë mund të shikoni videon:

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/HartaDixhitaleEAksidenteveRrugore/videos/809532665852098/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb