Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Bradashesh.

Ngjarja ndodhi rreth orës 08:00, në fshatin Katundi i Ri. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se mjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin me inicialet A.N., 32 vjeç, banues në Tiranë, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin N.Xh., 61 vjeç, banues në fshatin Broshkë, Elbasan.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit ishte nisur drejt Elbasanit, për të shitur si çdo ditë produkte bulmeti, ndërkohë që është përfshirë në aksident. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: