Një aksident është raportuar mbrëmjen e kësaj të shtunë në Kavajë. Mësohet se një makinë tip ‘Skoda’ ka përplasur 68-vjeçarin Bajram Saraçi.

Shoferi i automjetit po udhëtonte me familjen ku në makinë ishte edhe djali 9-vjeç. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes ku po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Sakaq raportohet se 68-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtim mjekësore në spitalin e Kavajës.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: