Tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë- Fier.
Dy mjete janë përplasur në kryqëzimin e Savrës, konkretisht automjeti Volksvagen ka tentuar të kalojë në anën tjetër dhe është përplasur me automjetin tip Benz.
Dy drejtuesit e mjeteve janë dërguar në spitalin rajonal ku po marrin ndihmën mjekësore.
Policia e qarkullimit ndodhet në vendngjarje për të disiplinuar trafikun ndërsa policia shkencore po dokumenton rastin.
(BalkanWeb)
