Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e kësaj të diele në aksin Strum-Roskovec. Një 33-vjeçar që lëvizte me motor është përplasur nga një automjet. Për pasojë ka humbur jetën Klajdi Hoxha.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 17:20, në aksin rrugor “Strum-Roskovec”, automjeti me drejtues shtetasin F. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., dhe me motomjetin me drejtues shtetasin K. H., 33 vjeç, banues në Strum.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb