Një aksident u regjistrua ditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në afërsi të fshatit Pojskë. Në aksident u përfshinë dy automjete.
Mësohet se ka ndërruar jetë një 26-vjeçare, banuese në Maqedoninë e Veriut, e cila ishte pasagjere në një prej automjetet e përplasura. Ndërsa ka shkuar në 4 numri i të plagosurve.
Siç shihet edhe nga pamjet që sjell “News24”, përplasja ka qenë e forta, ndërsa automjetet duken plotësisht të shkatërruara.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po bën zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i policisë;
Pogradec/Informacion paraprak
Rreth orës 11:30, në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, automjeti me drejtues shtetasin G. H., banues në Korçë, është përplasur me një automjet me targa të huaja, me drejtues shtetasin E. LL., banues në Maqedoninë e Veriut.
Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë shtetasja E. Ll., 26 vjeçe, banuese në Maqedoninë e Veriut, pasagjere e cila ndodhej në automjetin me targa të huaja, si dhe janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerët që ndodheshin në të dy automjetet.
Katër të dëmtuarit po marrin mjekim në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
