Një tërmet masiv me një magnitudë prej 8.8 ballësh ka goditur sot brigjet e Rusisë lindore, duke shkaktuar edhe paralajmërime të gjera për cunami në të gjithë Oqeanin Paqësor.

Menjëherë pas lëkundjeve të para njoftime për marrje të masave të sigurisë u lëshuan në Japoni dhe Hauai.

Siç shihet edhe në pamjet e publikuara gjerësisht pas tërmetit, dallgët e para të krijuara nga tërmeti në Kamchatka kanë mbërritur në brigjet japoneze.

Valët e cunamit kanë arritur tashmë në Gadishullin Kamchatka të Rusisë, Ishujt Kuril dhe ishullin Hokkaido të Japonisë. Gjithashtu në Haëaii, u raportuan valë.

Paralajmërime janë dhënë edhe për ishuj të tjerë, si dhe për brigjet në jug drejt Zelandës së Re, Ekuadorit dhe bregut perëndimor të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë.

Qendra e Paralajmërimit për Cunami në Paqësor paralajmëroi për valë me lartësi nga 1 deri në 3 metra.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb