Alban Dokushi, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkisë së Tiranës u paraqit në Prokurorinë e Posacme për të dhënë shpjegime në kuadër të hetimeve që struktura antikorrupsion po kryen ndaj kryebashkiaku Erjon Veliaj dhe bashkëshortes së tij Ajola Xoxa.
Thirrja e Dokushit vjen pas përgjimit në paraburgim të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj dhe bisedat e tij u përdorën nga SPAK si provë gjatë seancës në Apelin e Posaçëm, ku u la në fuqi masa e sigyrisë arret me burg për të. Dokushi është një prej zyrtarëve të bashkisë së ka zhvilluar takime me beliajn në pataburgim, fakt që e pranoi edhe vetë ai për mediat. “E kam takuar me autorizim të prokurorit”, tha Dokushi.
SPAK ndërkohë ka sekuestruar serverin e kameave të sigurisë në burg për të verifikuar takimet që ka zhvilluar kryebashkiaku Veliaj. Në përgjime ai dëgjohet të kërkojë intimidimin e dëshmitarëve, ndërsa orkestron sipas SPAK sulme ndaj gjyqtarëve e prokurorëve.
Veliaj dhe bashkëshortja e tij, si dhe 6 biznesmenë, janë nën hetim nga prokuroria e posacme për korrupsion e pastrim parash.
(BalkanWeb)
