ANGLI-Anija krocere Saga Pearl II gjatë turit të saj në brigjet e Anglisë, Francës dhe Spanjës, gjatë një manovre në portin e vogël të Dartmouth, në Britaninë e madhe, ka prekur 4 yahte luksoze që gjendeshin të ankoruara aty.
Disa dëshmitarë thanë që pronarët e yahteve duke parë që anija po vinte kanë vrapuar me pizhame të trembur, nga njëra anë e barkës në tjetrën.
Video tregon momentin e përplasjes. Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur dhe dëmet e raportuara janë vetëm sipërfaqësore.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb