Tre studentë kanë shpëtuar në mënyrë dramatike nga një zjarr në apartamentin e tyre në katin e nëntë në Rusi duke u kacavjerrë në dritaren e një kati më poshtë.
Në pamjet e regjistruara nga dëshmitarët, shihet 20-vjeçari Timur Zakirov dhe shoku i tij Adel Akhmetzyanov, 21, duke u mbajtur në parvazin e dritares 30 metra larg tokës, teksa tymi pushtonte ndërtesën e lartë të apartamenteve në Moskë.
E dashura e Zakirov, Irina Yerpuleva, 18 vjeçe, tha se dyshja kishte zbritur dhe godiste me këmbë dritaren e katit të tetë, derisa të zotët dëgjuan dhe e hapën për t’u ardhur në ndihmë.
Në një moment spektatorët nga toka dëgjohen që ulërasin kur Zakirov rrëshket me këmbën e tij dhe thuajse bie para se miku i tij ta kapë nga dora dhe ta ndihmoje të mbahet.
Akhmetzyanov tha: “Timur ishte varur vetëm me njërën dorë, ndërsa me tjetren mbahej në parvazin e dritares vetëm me disa gishta”.
“Unë u mbajta fort me dorën e djathtë dhe ngrita dorën e tij për ta vendosur te dritarja që ai më në fund të ngrihej”.
“Në një moment mendova se do të duhej të hidheshim, mund të ishte më mirë se të vareshim aty e të digjeshim”.
(BalkanWeb)
