Dinamo Zagreb ka pësuar disfatë 1-3 ndaj Genk, në ndeshjen e parë të Play Off të Europa League. Te skuadra nga Zagrebi, titullar luajti në këtë takim, sulmuesi i kombëtares, Arbër Hoxha.

Hoxha nuk ia doli dot që të lërë gjurmë, ndërsa paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.8. Dinamo Zagreb do të kërkojë përmbysjen, në ndeshjen e kthimit me 26 shkurt. Në takimet e tjera, Brann-Bologna u mbyll 0-1, ndërsa Fenerbahce-Nottinngham përfundoi 0-3.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb