Ciro Andolfi i njohur edhe si shefi i mafies italiane, është arrestuar ditën e sotme.
Andolfi ishte shpallur në kërkim që nga viti 2022 dhe ishte në listën e 100 të arratisurve më të rrezikshëm të Ministrisë së Brendshme italiane.
49-vjeçari ishte dënuar me 8 vite e 3 muaj burg për organizatë kriminale, zhvatje duke përdorur metoda mafioze si edhe korrupsion. Ai u arrestua në Via Giulia Lama ku u gjet i fshehur në një hapësirë të fshehtë të ndërtuar brenda apartamentit të tij. Hyrja e strehës ishte e padukshme pasi ai hyrjen e kishte mbuluar nga një radiator.
