Arsenal nuk përfiton nga blofi i Man.United, nuk shkon më shumë se një barazim 1-1 kundër Brighton, duke ndërlikuar shumë prezencën e tyre në Champions League. Vetëm një mrekulli, një kombinim matematikor. mban ende në lojë “topçinjtë” një jave përpara përfundimit të Premier League.

Aktualisht renditen në vendin e 5-të, 3 pikë më pak se Tottenham. Aubameyang kaloi Arsenal në avantazh në minutën e 9-të por miqtë barazuan nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 61-të me Murray.

Me herët Man.United i dha lamtumirë Champions League sezonin e ardhshëm duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertë kundër Huddersfield, e të mendosh që përballë kishin një kundërshtar që ka rënë një kategori më poshtë. Për United ky është një dështim i madh, një fakt i cili pritet të ketë një ndikim të drejtë për drejtë në merkato ku yje si Pogba priten të largohen.

Nga bigët e futbollit anglez vetëm Chelsea fitoi këtë të diele. Blutë e Sarrit mposhtën Watford me rezultatin e pastër 3-0 duke u renditur tashmë në vendin e tretë, plus 1 nga Tottenham. Londinezët zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë ku Loftus-Cheek, D.Luis dhe Higuanin firmosën në këtë sukses të rëndësishëm.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb