Premier League zhvilloi këtë të shtunë disa nga ndeshjet e kësaj xhiroje. Arsenal nuk fal dhe mund 3-0 Sunderland në Emirates Stadium. Një eurogol i Zubimendit dhe dopieta e Gyokeres “vulosën” sfidën. Ekipi i Artetas kryeson me 56 pikë, i shkëputur nga ndjekësit.

Fiton edhe Chelsea. Blutë e Londrës mposhtën 1-3 Wolves në transfertë. Shkëlqen Palmer me 3 gola të realizuar në pjesën e parë.

Burnley u imponua 0-2 në shtëpi ndaj Ëest Ham. Te Burnley, Armando Broja e nisi nga stolid he u aktivizua në minutën e 79-të.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb