Arsenal ka marrë një fitore të vuajtur me shifrat 0-1, në fushën e Brentford. Gooners realizuan në minutën e 42-të, por festa zgjati pak, pasi goli i Trossard u anulua për pozicion të parregullt.

Ekipi i Artetas rriti presioni por mundi të gjente golin që vlen 3 pikë vetëm në fund, me anë të Havertz. Arsenal kryeson kampionatin me 30 pikë, 1 pikë më shumë se ndjekësit e Cityt. Brentford gjendet në vendin e 11-të.

Premier League sa vjen e bëhet më interesante. Kryesuesit e kampionatit, do konkurrojnë me Manchester Cityn deri në fund, për të arritur te trofeu i madh.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: