Arsenali është përshëndetur me Carabao Cup që në fazën e 1/8. Të besuarit e Artetës u mundën 3-1 nga West Ham, në takimin e mbajtur në London Stadium (London). Se do të ishte një ndeshje e vështirë për “Gooner” u pa që në minutat e para. Një autogol i White i dhuroi avantazhin “The Hammers” në minutën e 16-të. Në fillimin e pjesës së dytë, ganezi Kudus dyfishoi shifrat, ndërsa pak më vonë Bowen thelloi epërsinë. Goli i Odegaard në fund vlejti vetëm për statistikë.

Arsenal, në këto kushte, duhet të fokusohet në të tjera objektiva. Vazhdon rrugëtimin West Ham i Moyes, ndoshta me pretendimin për t’i shkuar deri në fund këtij kompeticioni.

Ia del edhe Chelsea. Blutë e Londrës triumfuan 2-0 ndaj Blackburn (Badiashile, Sterling). Fiton edhe Liverpool 1-2 ndaj Bornmouth. Golat e The Reds mbajnë  firmën e Gakpo dhe Nunez, sakaq i nderit nga vendasit erdhi nga Kluivert.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb