Esteghal barazoi 1-1 ndaj Kheybar Khorramabad, në ndeshjen e kampionatit iranian. Sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani realizoi golin për skuadrën e Esteghal.

Ai mori përsipër ekzekutimin e një penalltie, duke mposhtur kështu portierin kundërshtar. Për Asanin ky është goli i gjashtë për këtë sezon, ndërsa në 12 ndeshje të luajtura, ka dhuruar edhe një asist. 30-vjeçari është një titullar fiks te Esteghal dhe paraqitjet e tij me këtë skuadër janë mjaft pozitive.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb