Esteghal fitoi 0-3 ndaj Al Muharraq, në ndeshjen e vlefshme për Championsin Aziatiak 2. Sulmuesi i kombëtares, Jasir Asani la gjurmë në këtë ndeshje për Esteghal.

Ai realizoi një gol fantastik në minutën e 87-të. E  majta e Asanit ishte e pamundur për t’u arritur nga portieri kundërshtar, i cili në këtë rast nuk mund të bënte asgjë.

Pas ndeshjes, paraqitja e Asanit u vlerësua me notën 7.5. Me këtë fitore, Esteghal, kualifikohet për në fazën tjetër.

 

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb