Mario Mitaj vijon të shkëlqejë në Arabi, teksa të shtunën u bë sërish protagonist për ekipin e tij Al Itihad. Në Kupë, ndaj Al Shabab, mbrojtësi kuqezi e nisi ndeshjen nga stoli, ndërsa trajneri Konseisao e aktivizoi në minutën 65-të.
Megjithatë në të 87-n minutë, Mitaj bëri një dalje përpara në sulm, ku harkoi në mënyrë perfekte duke I dhuruar Benzemas topin, të cilin francezi e dërgoi në rrjetë, duke vulosur suksesin 4-1 për Al Itihad.
