Torino u imponua 2-1 në transfertë ndaj Lecces, në një sfidë dramatike. Skuadra nga Torino pati rastin e artë për të vendosur ekuilibrat në fundin e takimit, por Kristjan Asllani nuk ishte në një ditë të mirë dhe gaboi nga pika e bardhë. Portieri Falcone kuptoi krahun dhe neutralizoi goditjen e mesfushorit të kombëtares.
Paraqitja e Asllanit u vlerësua me notën e ulët 5.8. Në këtë sezon, 23-vjeçari Asllani ka luajtur 11 ndeshje, por pa mundur dot të lërë gjurmë në kampionat.
Në fund të takimit feston Lecce, me Medon Berishën që dhuroi dy asiste.
