Kristjan Asllani ka realizuar gol ndaj Genoas. Mesfushori shqiptar, i cili luan si titullar, ia doli të zhbllokojë takimin në minutën e 29-të. Me anë të një gjuajtje të fortë, Asllani mposhti portierin Martinez, i cili në këtë rast, nuk mund të bënte asgjë.

Për lojtarin kuqezi kjo është ndeshja e 3-të radhazi si titullar. Për 21-vjeçarin, ky gol mbart vlerë të veçantë, pasi është i pari me fanellën e Interit në një ndeshje zyrtare. Nuk munguan duartrokitjet në “San Siro”, me tifozët që tashmë kanë filluar të dashurohen me shqiptarin. Trajneri Inzaghi ka besim te futbollisti dhe ky gol me siguri do motivojë në maksimum Asllanin. Asllani në 2022/2023 u aktivizua në 20 ndeshje, ndërsa në këtë sezon, ka dhënë kontributin e tij në 15 ndeshje.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: