Që në ndeshjet e para me Besiktas, Kristjan Asllani ka filluar të tregojë veten me fanellën e skuadrës turke. Mesfushori i kombëtares dha asist, në sfidën e fituar 4-0 ndaj Goztepes në kampionatin turk.
Asllani luajti 81 minuta dhe paraqitja e tij u vlerësua me notën 6.9. 23-vjeçari ka zhvilluar 3 ndeshje me Besiktas deri më tani. Ai u transferua në merkaton e janarit nga skuadra e Serie A, Torino. Me interes të madh pritet të shihen paraqitjet e tij në vijim, në këtë pjesë të rëndësishme të sezonit.
