Tre vjet nga rënia, një nga gjigantët e futbollit anglez, Aston Vila, rikthehet në futbollin e më të mirëve, duke çmendur nga gëzimi edhe princin William, trashëgimtarin e kurorës të Mbretërisë së Bashkuar. El Ghazi dhe Xhon MekGin shënuan golat e fitores ndaj Derbi Kauntit, duke eliminuar në play-off ekipin e drejtuar nga Frenk Lampard. Në tribunën, një nga ish-ët e mëdhenj, Xhon Kerju, nuk përmban emocionet, dhe gëzon bashkë me princin William, një nga tifozët më të zjarrtë të Aston Vilës.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb