Këtë të enjte u luajtën ndeshjet e radhës në xhiron e parë të fazës së ligës në Europa League. Aston Villa nuk fal, teksa triumfoi 1-0 ndaj Bolognas. Vendimtar në këtë sfidë, rezultoi goli i McGinn. Në takimet e tjera, barazim 1-1 mes Ferencvaros dhe Plzen, ndërsa Stuttgart mundi 2-1 Celta Vigon.

Porto kaloi 0-1 Salzburgun, sakaq Utrecht-Lyon u mbyll 0-1. Spikat suksesi 1-4 i Panathinaikos ndaj Young Boys në Zvicër.

Në sfidat e pasdites, Lille fitoi 2-1 ndaj Brann falë golit të Giroud. G.A Eagle u imponua në shtëpi 0-1 ndaj rumunëve të FCSB.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb