Fiorentina ka  fituar 1-0 ndaj Atalantës, në aktin e parë gjysmëfinal të Kupës së Italisë. Në pjesën e parë, Mandragora realizoi një perlë të vërtetë, për t’i dhënë epërsinë vendasve nga Firenze.

Në pjesën e dytë, të besuarit e Gasperinit shtuan presionin, por në portë Teracciano ishte vërtetë në një natë të mirë. Me pritjet e tij, portieri i njohur ishte vendimtar. Titullar në këtë takim ishte edhe Berat Gjimshiti. Skuadra e kualifikuar do të vendoset në ndeshjen e kthimit, sfidë kjo që luhet me 24 prill.

(VIDEO)
(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb