Policia e Lezhës ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të diel në Balldren të Lezhës ku u ekzekutuan në automjetin e tyre, 39-vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij.

Në një deklaratë për mediat, drejtori i komanduar i policisë së qarkut Lezhë, Arben Nasufi, tha se po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të atentatit.

“Jemi në vendngjarje dhe po mbledhim informacion të detajuar për këtë ngjarje të rëndë dhe në orët në vijim do të kemi njoftim për zhvillimet e hetimit”, tha Nasufi.

Një nga pistat kryesore që po heton policia nuk përjashtohet të jetë hakmarrja pasi viktima Kreshnik Mujeci akuzohet për vrasjen e Gegë Mëhillit, ngjarje e ndodhur më 6 tetor 2016. Ai u arrestua në vitin 2017, së bashku me vëllezërit e tij, Lin dhe Jozef Muçaj.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb