Atletico Madrid siguron një biletë për në gjysmëfinale të Copa Del Rey. Los Colchoneros mundën 0-5 Betis, në sfidën e luajtur në Estadio de La Cartuja.

Në Sevilla, të besuarit e Simeones mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, duke realizuar me Hancko, Simeone dhe Lookman. Në pjesën e dytë, Atletico thelloi edhe më shumë shifrat me Griezmann dhe Almada.

Skuadrat e tjera gjysmëfinaliste përveç Atletico Madrid janë edhe Bilbao, Sociedad dhe Barcelona.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb