Partizani po luan në këto momente ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Të kuqtë presin në shtëpi Teutën dhe për të marrë titullin, mjafton një fitore.

Tifozët e skuadrës së drejtuar nga Giovani Colella kanë zënë vendet e tyre në “Arenën e Demave” dhe atmosfera duket fantastike. Lojtari i 12-të i Partizanit ka shpalosur edhe një banderolë ku shkruhet: “Ju kurrë nuk do të jeni vetëm”.

Në fakt, mbështetësit e ekipit kryeqytetas kanë shoqëruar ekipin gjatë gjithë sezonit, edhe në transfertat më të largëta. Nëse te Partizani do festojnë apo jo në fund, na duhet të presim e të shohim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: