Kosova luan ndaj Turqisë në finalen e Play Off të Botërorit, në “Fadil Vokrri”. Pak orë para ndeshjes, në Prishtinë atmosfera është elektrizuese. Që në orët e para të mëngjesit, në qytet kanë mbizotëruar flamujt, ndërsa dëgjohen edhe këngë patriotike të ndryshme.
Gjatë ditës, ka patur edhe tifozë që kanë ardhur nga Shqipëria për të mbështetur Kosovën. Ndeshja Kosovë-Turqi fillon në orën 20.45 dhe interesimi për këtë takim ka qënë i jashtëzakonshëm, pasi bëhet fjalë për një sfidë historike.
