Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, është sulmuar nga një turmë njerëzish të cilit hidhnin gurë drejt makinës së tij. Sipas burimeve, Noboa nuk pësoi lëndime ehd epse në automjetin e tij u gjendën shenja plumbash.

Për këtë rast kanë reaguar pothuajse të gjitha institucionet lokale.

Ministrja e Mjedisit dhe Energjisë, Ines Manzano, e cila bëri një kallëzim zyrtar për atentat ndaj presidentit, tha se pesë persona u ndaluan pasi autokolona e Noboa-s u rrethua nga rreth 500 protestues që hidhnin sende të forta drejt makinës së tij.

Zyra e presidentit njoftoi se të arrestuarit do të ndiqen penalisht për akuza të lidhura me terrorizëm dhe përpjekje për atentat.

Duke folur më vonë në një aktivitet me studentë në Cuenca, rreth 77 km në jug të vendit ku ndodhi sulmi, Noboa tha se qeveria e tij nuk do të tolerojë veprime të tilla.

“Mos ndiqni shembullin e keq të atyre që donin të na ndalonin të merrnim pjesë në këtë aktivitet me ju dhe që u përpoqën të na sulmonin,” tha ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb