Janë publikuar pamjet nga sulmi i përgjakshëm në Kishën Ortodokse Greke të Shën Gjergjit, në fshatin Hamoud të provincës Karak në Jordani, ku të premten u vranë të paktën shtatë persona dhe u plagosën 40 të tjerë.
Materialet filmike, të transmetuara nga televizioni shtetëror jordanez dhe rrjeti Al Arabiya, tregojnë momentet kur persona të armatosur afrohen pranë kishës dhe hapin zjarr, ndërsa brenda po zhvillohej një ceremoni mortore.
Sipas dëshmive, sulmuesit mbërritën me një automjet. Dy prej tyre, të armatosur me pistoleta, iu afruan rrethimit të kishës dhe nisën të qëllonin. Pak sekonda më vonë, atyre iu bashkua një person i tretë me një pushkë gjysmëautomatike. Dorgam Khalasa, i cili ndodhej në ceremoni, tregoi se të shtënat nisën rreth 15 minuta pas fillimit të funeralit. Besimtarët vrapuan në panik për t’u shpëtuar plumbave, ndërsa në kishë mbetën dritare të thyera dhe gjurmë gjaku.
Seven people martyred and 34 injured when gunmen opened fire during a funeral at Saint George Greek Orthodox Church in Hamoud, Karak, southern Jordan, Today (Friday, October 23, 2026). Mourners had gathered to bid farewell to a member of their community when the attack unfolded. Jordan’s security director confirmed the casualty figures, with 27 of the wounded still receiving medical treatment at the latest briefing.
Jordan’s Interior Minister Mazen al‑Faraya described the shooting as a terrorist attack carried out by a group of extremists. He said security forces were working around the clock to find those responsible,
We ask you to keep our martyrs, the injured, and their families in your prayers. We will continue to share updates as more information becomes available.
— Eastern christians (@Easternchristns) October 23, 2026
Disa dëshmitarë kanë folur për katër autorë. Drejtoria e Sigurisë Publike të Jordanisë po vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e tyre. Ministri i Shëndetësisë, Ibrahim al-Budour, bëri të ditur se 27 persona janë shtruar në spital, dy prej të cilëve në gjendje kritike.
Jordania ka shpallur tri ditë zie kombëtare. Mbreti Abdullah II shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave dhe u zotua se përgjegjësit do të përballen me dënimet më të rrepta. Sulmi është dënuar edhe nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres dhe përfaqësues të lartë fetarë, të cilët kanë shprehur solidaritet me viktimat dhe familjet e tyre.
Three gunmen opened fire on a funeral procession in front of a church in al-Karak in western Jordan, killing six people and wounding 28 others. A manhunt is underway to find the shooters. State TV aired CCTV footage of the deadly attack. https://t.co/7kP2ZJUY79
— Ariel Oseran أريئل أوسيران (@ariel_oseran) October 23, 2026
A heinous terrorist attack against Saint George Greek Orthodox Church in Jordan has killed six people and injured many others.
When an al-Qaeda commander is elevated to the presidency of a neighboring country, the consequences extend far beyond its borders. https://t.co/cxaHmFUUms
— Greco-Levantines World Wide (@GrecoLevantines) October 23, 2026
