Një avion u rrëzua në qarkun Tarrant në Teksas, pranë aeroportit Hicks, pasditen e së dielës, njoftoi Shërbimi i Zjarrfikësve i Fort Worth.

Gjatë rrëzimit, avioni ra mbi kamionë dhe rimorkio, duke shkaktuar një zjarr të madh, i cili tani është vënë nën kontroll, sipas burimeve.

Zona ndodhet mes aeroportit Fort Worth Alliance dhe aeroportit Fort Ëorth Meacham, në perëndim të aeroportit ndërkombëtar DFW.

Ekipet e shpëtimit u nisën menjëherë në vendngjarje për të dhënë ndihmë, megjithatë deri tani nuk dihet nëse ka të lënduar. Shkaqet e rrëzimit gjithashtu nuk janë bërë ende të njohura.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: