Sassuolo ka treguar karakter ndaj Atalantës, duke fituar 1-0. Vendasit nga Reggio Emilia ishin më kërkues në pjesën e parë. Në minutën e 30-të, Maehle lë bergamaskët me një lojtar më pak në fushë, pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Berardit.

Ekipi i Dionisit merr avantazhin në fillimin e pjesës së dytë, goditje kirurgjikale e Laurinties. Berat Gjimshiti ishte titullar për Atalantën, duke dhënë kontributin e tij që nga minuta e parë. Nedim Bajrami debutoi për Sassuolon, u aktivizua 20 minuta nga fundi. Natë e keqe për zilaltërit, edhe Muriel doli me të kuq në limite.

Serie A rikthehet nesër, me ndeshje mjaft interesante në program.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb