Në mesditë, Torino barazoi 1-1 me Empolin. Golit të Destros, iu përgjigj Lukic. Për Empolin titullar ishte Nedim Bajrami, i cili luajti 78 minuta.

Atalanta nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2 në Friuli ndaj Udineses. Edhe pse bergamaskët shënuan 2 herë me Lookman dhe Muriel, nuk arritën dot të menaxhojnë rezultatin, me surprizën e Serie A që vendos ekuilibrat me Deulofeu dhe Perez. Berat Gjimshiti nuk luajti, pasi është i dëmtuar.

Në ndeshjet e tjera, Monza e Berlusconit nuk ndalet dhe këtë herë mund 2-0 një rival direkt për mbijetesë si Spezia.

Ht
Ht

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: