Një zjarr ka rënë pak minuta më paré në vendin e quajtur “ Ura e Daullasit” në Fier. Zjarri i shkaktuar nga djegia e hamulloreve nga fermerët e zonës , duket se ka dalë jashtë kontrollit duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve të cilat ndodhen pranë shtyllave të energjisë elektrike.
Për të shmangur rrezikun ndërkohë është bërë edhe stakimi i energjisë , ndërsa zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve të cilat favorizohen edhe nga era.
(BalkanWeb)
