Mesfushori shqiptar i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Ausburgut, në duelin ndaj Frajburg, që u mbyll në barazim 2 me 2.
28-vjeçari u hodh në fushë, në startin e pjesës së dytë, teksa 3 minuta i mjaftuan për të tundur rrjetën.
Pas një harkimi nga e majta, Rexhbeçaj, goditi saktë me kokë, duke çuar përkohësisht shifrat në 2 me 0. Ndërkohë miqtë shënuan dy herë në minutat 60 dhe 62, duke bërë që dueli të mbyllej në barazim 2 me 2.
Për mesfushorin shqiptar të Kosovës, ky ishte goli i parë në këtë sezon me fanellën e Augsburgut, teksa numëron 15 paraqitje.
