Juventusi ka barazuar 2-2 në shtëpi me Salernitanën, sfidë kjo mjaft e vuajtur për të zotët e shtëpisë.

Ironi fati për të besuarit e Maximilliano Allegri, që pranuan gol nga një ish-futbollist i Interit. Antonio Candreva nuk e pati të vështirë të dërgojë topin pas shpinës së Perin, pas asistit të Mazzocchi (17′).

Në minutën e 39-të, bardhezinjtë barazojnë rezultatin, por goli i serbit Dusan Vlahovic cilësohet si pozicion jashtë lojë.Kur nuk shënon, e pëson. Mysafirët do dyfishonin shifrat me një tjetër ish, tashmë të anës tjetër të Milanos. Piatek “tundi rrjetën” me penallti.

Offside
Offside

 

Goli i Bremer (50’) rihapi takimin, ndërsa në fund Bonuçi çoi shifrat në 2-2.

Goli që mund t’i jepte  fitoren “Zonjës së vjetër”  do vinte nga Milik, në frymën e fundit, por do anulohej për Offside.

Milik del me karton të kuq, pasi pas festës, arbitri i jep të dytin të verdhë. Kaosi bëhet edhe më i madh, pasi u përjashtuan nga kryesori edhe trajerin Allegri me kolumbianin Cuadrado.

Kjo javë e Serie A përfundon nesër me ndeshjen. Empoli-Roma.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: